Drejtues të Lidhjes Demokratikë të Kosovës, kanë postuar një fotografi me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama pas lajmeve se ky i fundit i ka prishur punët me partinë që e bëri kryetar.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nënkryetari Kujtim Shala, anëtarë të tjerë të kryesisë e drejtorë komunal të kësaj partie kanë postuar një fotografi duke buzëqeshur, përmes së cilës kanë dashur të përcjellin mesazhin se marrëdhëniet e tyre janë në rregull.
“Ditë me diell, sot – për Prishtinën e Kosovën”, ka shkruar përbri fotografisë së publikuar në njërën nga lokalet e kryeqytetit, përcjell Demokracia.com.
Në media është raportuar se Përparim Rama ka refuzuar të marrë pjesë në Konventën e LDK-së, që u mbajt javën e kaluar. /Demokracia.com/