Lajme
Drejtues të IPK-së dhe AMP-së takuan zëvendësndihmës sekretaren e Departamentit të Shtetit Amerikan
Demokracia
17:03 | 20 Korrik 2022

Share:

Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së së bashku me Drejtorin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP-së) të Republikës së Shqipërisë priten në takim Zëvendës ndihmës sekretaren e Departamentit Shtetit te SHBA-ve Lisa A. Johnson dhe përfaqësues nga Sektori për Diplomaci publike.

Takimi u zhvillua në pikën e përbashkët kufitare në Vërmicë ku ndër tjera u prezantua puna e përbashkët në realizmin me sukses të operacionit antikorrupsion “Pika 1 dhe 2”.

Kryeshefi i IPK-së, Kushtrim Hodaj dhe drejtori  i AMP-së z. Rrumbullaku, falënderuan znj. Johnson për ndihmën e Departamentit te Shtetit përmes INL dhe ICITAP në fuqizimin e kapaciteteve profesionale të agjencive përkatëse.

Ndihmës sekretarja Johnson vlerësoi lartë suksesin e IPK-së dhe AMP-së në realizmin me sukses të operacionit Pika 1 dhe 2 dhe shprehu gatishmërinë e SHBA-ve në mbështetjen edhe me të fuqishme të institucioneve në luftimin e korrupsionit në polici si fenomen që dëmton besimin e qytetarëve në institucione të zbatimit të ligjit.

Të ngjashme