Lajme
Drejtues të Agjencisë Franceze për Zhvillim pritet të vizitojnë Kosovën javën e ardhshme
Demokracia
18:00 | 12 Nëntor 2022

Share:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi Cyrille Bellier, drejtor për Evropën Lindore, Lindjen e Mesme dhe Azinë, në Agjencinë Franceze për Zhvillim – AFD (Agence Française de Developpement) dhe Vladimir Deliry, nga Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës.

Sipas Qeverisë, duke biseduar për angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zhvillimin socio-ekonomik të vendit, kryeministri Kurti theksoi se Kosova është qendër e rajonit të EMENA-s dhe krahas pozitës gjeografike dhe stabilitetit institucional, Kosova ka potencial të madh në rajon.

“Në takim u bisedua edhe për sfidat sociale dhe ekonomike që janë specifike për Kosovën, duke përfshirë çështjet energjetike dhe mjedisore. Bellier foli për objektivat e AFD-së në rajon dhe për veprime të mëtejshme për adresimin e sfidave specifike të Kosovës. U bisedua për angazhimin e Agjencisë Franceze për Zhvillim në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe përpjekjet e përbashkëta drejt arritjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm. Në veçanti u bisedua për aktivitetet që janë pjesë e Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor, kushtuar investimeve strategjike socio-ekonomike në rajon në koordinim me objektivat e Bashkimit Evropian për integrimin e rajonit”, thuhet në komunikatë.

Takimi në Paris i paraprinë një vizite të rëndësishme të AFD-së në Kosovë javën e ardhshme.

Të ngjashme