Lajme
Drejtorit të ASHNA-s, Bahri Nuredinit i ngritët aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare
Demokracia
17:43 | 11 Maj 2022

Share:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka njoftuar  se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special kundër dy (2) të pandehurve zyrtarë me inicialet B.N. dhe D.M. për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, nga neni 422 paragrafi 2 lidhur me nenin 81 dhe 31 të Kodit nr. 04/L-082 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se gjatë periudhës kohore nga muaji shtator 2011 deri në gusht 2018, në vazhdimësi dhe në cilësinë e personave zyrtarë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP), më pas Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (AShNA), të pandehurit B.N. dhe D.M e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke i mundësuar OE “TCN” nga Tirana, përfitim të kundërligjshëm

Tutje thuhet në njoftim se me këto veprime të pandehurit B.N. dhe D.M, kanë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, nga neni 422 paragrafi 2 lidhur me nenin 81 dhe 31 të Kodit nr. 04/L-082 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Demokracia.com mëson së bëhet fjalë për drejtorin e Agjencisë për Shërbime të Navigacionet Ajror (ASHNA), Bahri Nuredini.

 

Të ngjashme