Sport
Drejtori i Dritës dënohet rëndë nga FFK-ja, 6 muaj ndalesë dhe 200 euro gjobë
Demokracia
20:09 | 28 Prill 2022

Share:

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës e ka dënuar me 200 euro gjobë dhe 6 muaj ndalim për kryerjen e funksionit të drejtorit sportiv, Valon Zymberin.

Sipas njoftimit, Zymberi që është drejtor sportiv te Drita, ka shkelur Kodin e Mirësjelljes Sportive dhe Rregulloren Disiplinore me rastin e pronocimit në emisionin “Dueli Sportiv”, shkruan Demokracia.com.

Tutje në njoftim thuhet se Zymberi në emision deklaroi se: “Vetë fillimi i kuvendit nuk ka qenë në rregull, ne e kemi ditur nga zyrtarët brenda FFK-së dhe kemi pasur informacione se mund të ketë probleme. Për këtë nuk kemi shkuar në këtë kuvend i cili është i jashtëligjshëm ku ka pasur shkelje të rënda organizative dhe nuk besoj se nuk ka pas kourum dhe arsyeja tjetër pse nuk kemi marrë pjesë kemi dashur t’i ruajmë disa delegatë nga hakmarrja e FFK-së. FFK është dashur që kuvendin ta mbaj në hotel “Emerald” e jo nëpër bodrume”.

Kësisoj, gjithnjë sipas njoftimit, Zymberi ka kryer shkelje të nenit 61, paragrafi 1, pikë b) nenit 92, par.1) pika a) e Rregullores Disiplinore të FFK-së, lidhur me nenin 8, të Kodeksit për mirësjelljen e anëtarëve të FFK-së./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024