Lajme
Drejtori në detyrë i Kardiokirurgjisë, mbi një muaj pa licencë pune
Demokracia
23:05 | 22 Nëntor 2022

Share:

Rifat Brahimaj vazhdon të ushtrojë detyrën e drejtorit të Kardiokirurgjisë dhe të mjekut, ani pse licenca e tij ka përfunduar prej një muaji.

ShSKUK-ja thotë të mos jetë në dijeni që Brahimaj është duke vazhduar punën e tij në Kardiokirurgji, madje duke bërë edhe operacione, pavarësisht që licenca e tij nuk është ripërtërirë.

Rilicencimi është autorizimi i vetëm ligjor, me të cilin një mjek mund ta ushtrojë veprimtarinë e tij, njofton Klan Kosova.

Sipas Rregullores për Licencimin dhe Rilicencimin e Mjekëve, në nenin 17 të saj, në pikën 3, e obligon mjekun që 30 ditë para afatit ligjor të aplikojë për procesin e rilicencimit.

Pikë të cilën Brahimaj nuk e respektoi, pasi që aplikoi për rilicencim një ditë përpara se t’i përfundojë licenca.

I kontaktuar nga KIKS Kosova, Brahimaj nuk ka dashur të flasë, por ka udhëzuar që përgjigjet për vonimin e licencimit të tij të drejtohen tek Oda e Mjekëve të Kosovës.

Derisa institucioni ku punon Brahimaj e hedh fajin tek Oda e Mjekëve, e cila, sipas tyre, e ka obligim ligjor ta njoftojë ShSKUK-në për mbarimin e licencës së cilitdo profesionist mjekësor.

Por Oda e Mjekëve ka arsyetuar mosnjoftimin e ShKUK-së me faktin që sa herë që i kanë njoftuar për rastet ku mbaron licenca e mjekëve, institucioni i ShSKUK-së nuk ka ndërmarrë asgjë.

Të ngjashme