Lajme
Drejtori në Deçan i reagon Kurtit: Kur do të përfundojë ndërtimi i shkollës tonë
Demokracia
14:28 | 19 Tetor 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot përmes një videoje nga xhipi i kryeministrisë ka njoftuar se në qytetin e Gjakovës do të vendosen gur-themelet e një shkolle dhe një çerdheje.

Pas kësaj deklarate ka reaguar drejtori i shkollës fillore “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, Qazim Maloku.

Maloku në Facebook ka publikuar një video të ndërtimeve të deritanishme të objektit të ri shkollor që po bëhen për SH.M.U “Lidhja e Prizrenit”, teksa ka shtuar se tash e një vit punimet nuk po rifilojnë.

“Iu gëzohemi gurthemeleve për shkolla dhe qerdhe gjithandej ku po vendosen, vallë kur do përfundojë shkolla jonë,, Lidhja e Prizrenit” në Deçan?! Nxënësit vazhdimisht pyesin,, kur do na kryhet shkolla e re”?-, ndërsa punimet ka një vit që nuk rifillojnë…”, shkruan ai.

Ndryshe, Kurti në videon e publikuar ka deklaruar se ardhmja e shtetit varet nga arsimi.

 

Pas ndarjes së shpërblimeve për 45 fituesit e garave vendore dhe ndërkombëtare në matematikë e fizikë në Prishtinë tash jemi rrugës për në Ponoshec të Gjakovës ku do të vëmë gur-themelin e shkollës së re fillore e mandej në Rezinë ku do të vendosim gur-themelin e çerdhes së re atje”, tha ai.

“E ardhmja e shtetit tonë, por edhe e ekonomisë dhe shoqërisë tonë mbarë varet nga arsimimi. Mirupafshim!”, përfundoi ai.

Të ngjashme