Lajme
Drejtori i Trustit jeton me qera, ka 50 mijë euro pagë vjetore
Demokracia
15:12 | 14 Qershor 2022

Share:

Drejtori i Trustit, Adrian Zalli, ndonëse është ndër zyrtarët me pagën më të lartë në Kosovë, në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion, nuk ka deklaruar asnjë pasuri të paluajtshme.

Në formularin e pasurisë, ai shkruan se jeton në banesë me qera.

Zalli ka deklaruar se merr pagë vjetore prej rreth 50 mijë euro. Ai ka deklaruar 285 mijë euro para të gatshme në bankat kosovare dhe amerikane.

Drejtori Zalli, ka deklaruar se edhe vet ka tërhequr para nga trusti, në shumën prej 16 mijë 579 euro.

Të ngjashme