Sport
Drejtori i Shkupit reagon pas incidenteve në derbin me Shkëndijën: Nuk dua trofe nëse një shqiptar lëndohet
Demokracia
16:45 | 09 Nëntor 2022

Share:

Drejtori sportiv i Shkupit, Omer Bunjaku ka reaguar ashpër ndaj incidenteve të krijuara në derbin shqiptar të Maqedonisë së Veriut mes Shkupit dhe Shkëndijës së Tetovës.

Derbi shqiptar në mes Shkupit dhe Shkëndijës së Tetovës në ndeshjen e Kupës së Maqedonisë së Veriut u ndërpre për shkak të hyrjes së tifozëve vendas në fushë të cilët sulmuan futbollistët mysafirë.

Po rrjedhte minuta e tetë e ballafaqimit kur Shkëndija kaloi në avantazh, teksa pas golit, disa tifozë vendas hyrën në fushë dhe sulmuan lojtarët kundërshtarë, me ç’rast ndeshja u ndërpre, njoftuan mediat shqiptare atje, përcjell Demokracia.com.

Bunjaku nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook e ka dënuar incidentin, duke shkruar se ai nuk e dëshiron asnjë fitore apo trofe nëse një shqiptar lëndohet.

Postimi i plotë (pa ndërhyrje):

Kjo nuk është dashuri ndaj klubit,grupit,qytetit,kombit…

Denoj ashpër të gjithë ata që u futën në fushë dhe më vjen turp për këto skena që i pash sot në stadiumin tonë me shumë histori,traditë dhe kultur.

I falemderoj të gjithë ata shvercera që kontribuan që situata të qetësohet.Kjo është vetëm një ndeshje futbolli,unë nuk dua kësi lloj fitore,kup apo titull nëse një shqiptar lëndohet…/Demokracia.com/

Të ngjashme