Në mbrëmjen e kaluar, Barcelona eliminoi Sevillën nga Kupa e Mbretit duke fituar 3:0.
Ndeshja kishte intensitet të madh, penallti të humbura, gola në çastet e fundit dhe në fund triumfuan katalunasit, shkruan Demokracia.com.
Shkëndijat dhe tensionet nuk munguan si në fushë ashtu edhe në tribuna.
Nga atje, rolin kryesor e kishte drejtori sportiv i Sevillës, Monchi, i cili illimisht u konfrontua me trajnerin e Barcelonës, Ronald Koeman.
E më pas, ai kishte punë edhe me Messin kur mbaroi ndeshja.
“Ju gjithmonë fitoni në të njejtën mënyrë, me ndihmën e gjyqtarëve”, dëgjohet duke bërtitur Monchi me zë të lartë.
Ndërkaq, Messi iu përgjigj: “Qetësohuni sepse do të shkoni në shtëpi kaq i nervozuar”
Monchi ishte plotësisht i hidhëruar dhe bashkëpunëtorëve të tij iu desh ta qetësonin dhe ta linin mënjanë. /Demokracia.com
🔥 TENSIÓ AL TÚNEL DE VESTIDORS
Van baixar Monchi i el president del Sevilla. Messi i Pepe Costa es van encendre. Hi havia altres jugadors:
-Sevilla: "Que vergüenza siempre ganáis igual"
-Barça: "A callar, os vais calentitos a casa"Va ser breu, però molt intens.@AdriaAlbets pic.twitter.com/iEFbUY8Xv3
— Què T'hi Jugues (@QueThiJugues) March 4, 2021