Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, duket se në kategorinë “personalitete”, kur u ka kërkuar vartësve të tij që të mos ftojnë njerëz me aktakuza aktive në RTK, paksa është ngatërruar.
Në një reagim në rrjetin e tij social “Facebook”, Ahmetxhekaj ka lënë të nënkuptohet se për të “personalitete” nuk janë edhe politikanët dhe zyrtarët e emëruar nëpër institucione.
Që të mos ngatërrohet sërish u.d. drejtori i RTK-së, Demokracia.com ia qartëson se kategorizimi “personalitete” i përfshin të gjithë njerëzit e rëndësishëm apo që shquhen në një fushë të caktuar të veprimtarisë politike, shoqërore, ushtarake, shkencore, etj.
Ky është reagimi i plotë i u.d. Drejtorit të RTK-së:
Në disa portale po qarkullon një lajm i bazuar në një udhëzim të brendshëm që ua kam shpërndarë bashkëpunëtorëve. Është për keqardhje se si ky email përdoret për ndërtimin e një raporti me të pavërteta dhe shpifje.
Udhëzimi nuk ka të bëj me përfaqësues të zgjedhur nga qytetarët e zyrtarë të institucioneve, por për ekspertë e analistë, prania e të cilëve e dëmtom imazhin e transmetuesit publik.
E shoh si shumë shqetësuese faktin se autori i shkrimit as që ka marr mundin me kërku sqarim për këtë udhëzim, por shkon një hap tutje drejt shpifjes, duke e ndërtuar raportin sipas bindjes personale, e ndoshta edhe më shumë se kaq.
RTK po shkon drejt normalizimit, e në këtë rrugëtim të vështirë por të arritshëm, jemi të vetdijshëm se do të përballet me sulme të tilla, por në fund do të dal më e fortë.
P.S Ankesa në Këshillin e Mediave të Shkruara do të pasoj të hënën.
LEXO EDHE: