Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, i pyetur se a ndjen përgjegjësi për arrestimin e pothuajse të gjithë policëve në dy pikat kufitare, ai iu shmang pyetjes, duke thënë më të sigurt jemi sot, se që kemi qenë dje, pas arrestimit të 50 zyrtarëve policorë gjatë aksionit “Pika” në rajonin e Gjakovës dhe Prizrenit, shkruan Demokracia.com.
“Më të sigurt jemi sot, se që kemi qenë dje, sepse dje kanë qenë 50 zyrtarë policor që janë dyshuar për korrupsion ose për mitmarrje. Fakti që policia edhe institucionet e shtetit e kanë fuqinë dhe mundësinë dhe vullnetin për të luftuar korrupsionin. Duhet të ndihemi më mirë sot, se dje”, tha Mehmeti.
Ndër të tjerash, në një konferencë të jashtëzakonshme të prokurorisë, Mehmeti tha se hetimi ka filluar para një viti.
“Nuk është ndjenjë e mirë kur korruptohet polici. Ky hetim ka filluar para një viti. Janë arrestuar zyrtarë që janë të korruptuar”, tha ai. /Demokracia.com/