Drejtori i Mbrojtjes Civile në Kroaci, Damir Trut ka vizituar vendin e ngjarjes ku ndodhi aksidenti i rëndë, ku si pasojë kanë vdekur të paktën 10 pasagjerë që po udhëtonin nga Gjermania për në Kosovës.
Trut para mediave ka thënë se kanë qenë gjithsej 67 pasagjerë në autobus, përcjell Demokracia.com.
“Nëntë prej pasagjerëve kanë vdekur dhe një prej shoferëve. 44 persona janë dërguar në spitalin rajonal të Slavonski Brod”, tha ai.
Trut mes tjerash ka shtuar se 14 pasagjerë dhe një shofer janë në stacionin policor të këtij rajoni.
Ndërkohë, të paktën dhjetë persona kanë vdekur në një aksident mëngjesin e sotëm, të cilët po udhëtonin me një autobus të një kompanie nga Kosova, e që ishin nisur nga Gjermania, përcjell Demokracia.com.
Kompania e autobusit që është përfshirë në aksident e ka konfirmuar rastin për mediat në Kosovë, megjithatë nuk kanë dhënë detaje.
Sipas raporteve të para, në autobusë ka pasur dy shoferë dhe mësohet se e kanë zëvendësuar njëri-tjetrin pasi ndaluan në Zagreb./Demokracia.com/