Sport
Drejtori i Llapit kontribuon me 5 mijë euro në “Fondin e Sigurisë”
Demokracia
21:09 | 08 Mars 2022

Share:

Njerëzit e sportit kosovar po vazhdojnë të kontribuojnë në “Fondin e Sigurisë” të hapur ditë më parë nga Qeveria e Kosovës.

Drejtori Ekzekutiv i Llapit, Bejtush Batatina ka kontribuuar me 5 mijë euro për “Fondin e Sigurisë”, shkruan Demokracia.com.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit llapjan përmes një komunikate.

“Drejtori Ekzekutiv i K.F. Llapi, z. Bejtush Batatina, pronar i kompanisë zvicerane “Perfekta Bern Zollikofen GmbH” ka kontribuar me 5,000 Euro për Fondin e Sigurisë, e cila është hapur nga Qeveria e Kosovës. Përkundër investimeve në klub, ai përsëri gjeti hapësirë të kontriboj për Sigurinë e Vendlindjes dhe Ushtrinë e Kosovës”, thuhet në komunikatën e klubit “bardhekaltër”.

Kujtojmë se ndër të parët nga klubet që kontribuuan në “Fondin e Sigurisë” për FSK-në ishin Arsim Kabashi, kryetari i Ballkanit dhe Florim Zuka, kryetar i SC Gjilanit./Demokracia.com/

Të ngjashme