Lajme
Drejtori i informacionit në Klan Kosova e çon “gishtin e mesëm” pas vendimit të ri të ARBK-së
Demokracia
22:02 | 22 Qershor 2023

Share:

Gazmend Syla, drejtor i Informacionit në televizionin e njohur “Klan Kosova”, duket të jetë nervozuar goxha pas vendimit të ri të ARBK-së për shfuqizimin e vendimit që shfuqizonte pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

Në një status, ai ka zgjedhur një formë interesante për të protestuar ndaj këtij vendimi, që u kritikua gjerësisht. Gazetari i njohur ka zgjedhur “emojin” me gishtin e mesëm.

Ai nuk ka shkruar asnjë fjalë se kujt i dedikohet gishti i mesëm. Megjithatë duke pasur për bazë zhvillimet e orëve të fundit, dedikimi është lehtësisht i rrokshëm. Sipas të gjitha gjasave, Syla po ia çon “gishtin e mesëm” pushtetit aktual, që sërisht ia ka pezulluar certifikatën e biznesit “Klan Kosovës”.

Ndryshe, vendimi kundër Klan Kosovës është cilësuar si padrejtësi, brutal dhe i egër, nga shumë gazetarë, analistë e juristë të Kosovës.

Të ngjashme