Lajme
Drejtori i Gjinekologjisë: Foshnja nuk u ndërrua, prindërit i dinin problemet shëndetësore
Demokracia
13:11 | 22 Shtator 2022

Share:

Mbrëmë ka lindur një foshnje pa shenja jete në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Bashkëshorti i gruas që kishte lindur fëmijën është njoftuar menjëherë pas operimit se foshnja për shkak problemeve shëndetësore, nuk ka mbijetuar.

Ky i fundit ka akuzuar spitalin se i është ndërruar foshnja me dikë tjetër.

Drejtori i Klinikës Gjinekologjike, Zef Ndrejaj, e ka mohuar këtë gjë.

Ndrejaj tha se foshnja nuk ka mbijetuar për shkaqe shëndetësore dhe nëna e foshnjës ka qenë e informuar.

“Ajo ka qenë më probleme edhe më herët ka pasur gjakderdhje të brendshme. Foshnja nuk është ndërruar sepse edhe gjatë operacionit është informuar gruaja që ka probleme, ju është shpjeguar familjarëve me kohë që ka probleme nuk ka ndërrim të foshnjës, por e ka keqkuptuar situatën sepse prindi ka qenë i tensionuar pak”, u shpreh Ndrejaj për Front Online.

Burri ka paraqitur rastin në Polici, ku ka kërkuar që fëmija i porsalindur të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Kjo sepse ai dyshon se fëmija i tij është ndërruar me një ndonjë foshnjë tjetër, ose se ka ndodhur diçka e dyshimtë gjatë dhe pas lindjes.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes e po ashtu kanë njoftuar edhe Prokurorin e Shtetit lidhur me rastin, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i fëmijës të dërgohet për obduksion në IML.

Rasti është iniciuar ‘Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor’, teksa me detajet e reja lidhur me rastin, Sinjali do t’iu mbajë të infomruar ditëve në vazhdim.

Të ngjashme