Lajme
Drejtori i Emergjencës së QKUK-së: Trupi i Sokol Halilit është sjellë pa shenja jete
Demokracia
15:52 | 02 Dhjetor 2022

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se i dyshuari për vrasjen e Hamide Magashit ka bërë vetëvrasje. Megjithatë trupi i tij është dërguar në Klinikën Emergjente të QKUK-së.

Drejtori i Emergjencës Dr. Naser Syla ka konfirmuar për Demokracia.com se Sokol Halili është dërguar në Klinikën Emergjente në QKUK, por aty ka mbërritur pa shenja jete.

“Po është sjellë në Emergjencë por ka qenë pa shenja jete”, ka thënë Syla.

Ai nuk ka dhënë më shumë detaje duke thënë se këto janë çështje të organeve të drejtësisë.

Sokol Halili dyshohet se ka vrarë ish-gruan e tij shtatzënë të mërkurën mbrëma në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, ku e ndjera ishte hospitalizuar në javën e fundit të shtatzënisë dhe priste të lindte fëmijën e saj.

Të ngjashme