Sport
Drejtori i Dritës fotografohet me Robin Van Persien në Rotterdam, e quan legjendë
Demokracia
15:23 | 29 Korrik 2021

Share:

Feyenoordi dhe Drita sonte do ta zhvillojnë ndeshjen e kthimit në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.

Për Dritën kjo është ndër ndeshjet më të rëndësishme në histori të klubit, shkruan Demokracia.com.

Gjatë ditës së sotme, skuadra dhe stafi i “bardhekaltërve” kanë shfrytëzuar kohën e lirë në qytetin e Rotterdamit në Holandë.

Derisa disa nga lojtarët gjilanas kishin zgjedhur sheshet e Rotterdamit, drejtori sportiv i klubit, Valon Zymberi e ka shfrytëzuar të fotografohet me ish-sulmuesin e njohur holandez, Robin Van Persien.

Zymberi në fotografinë e postuar në llogarinë e tij në Facebook e ka quajtur Van Persien si legjend.

“Me legjendën. Robin van Persie!”, ka shkruar Zymberi në “Facebook. /Demokracia.com

Të ngjashme