Sport
Drejtorët e Milanit bien dakord me Igli Taren, po ashtu merret vendimi edhe për trajnerin e ardhshëm
Demokracia
16:57 | 16 Prill 2025

Share:

Mediat në Itali shkruajnë se Milani tashmë ka rënë dakord me Ili Tare për postin e drejtorit sportiv, ndërsa kryesia dhe shqiptari janë pajtuar se Massimiliano Allegri është kandidati ideal për të marrë drejtimin e skuadrës.

Milani po pret të emërojë një drejtor të ri sportiv dhe më pas një trajner të ri për të marrë drejtimin nga Sergio Conceicao për fillimin e sezonit 2025/26.  

Pas vlerësimit të emrave si Fabio Paratici, Tony D’Amico, Giovanni Manna dhe Giovanni Sartori, Milani tani duket i gatshëm të emërojë Taren, pas një takimi të gjatë mes tij dhe CEO-s së kuqezinjve, Giorgio Furlani të martën.  

Mediat më herët në prill kishin sugjeruar se Allegri është trajneri i parë i Tares.  

Tani, sipas raporteve nga Calciomercato.com , shumica e drejtorëve të Milanit janë dakord. Allegri tani është gjithashtu zgjedhja e parë për pronarin Gerry Cardinale dhe drejtorin teknik Geoffrey Moncada. 

Tani duket qartë, Tare ishte zgjedhja e parë e Ibrahimovic, dhe se Allegri është zgjedhja e parë e Tares, dhe duket se as suedezi nuk do të kundërshtojë këtë vendim. 

Të ngjashme