Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovë, i Kuvendit të Serbisë, Milovan Dreçun, pas situatës në veri, tha se Kurti ka një strategji për ta shtyrë formimin e Asociacionit, për një periudhë të caktuar kohore. E sipas tij kjo nënkupton konflikte dhe destabilizime.
Dreçun thotë se Kurti po e përdor Beogradin dhe dialogun si ‘maskë’ për të realizuar qëllime të tjera.
Gjithashtu përmend takimin e fundit të Bislimit me Petkoviqin, duke thënë se Bislimi u tall me negociatat, e ky është fakt se Prishtina ka vendosur ta zgjithë situatën në veri me dhunë- raporton Kosovo Online.
“Kur në takimin e fundit me Petkoviqin, Bislimi u tall me negociatat, ishte e qartë se Prishtina vendosi ta zgjidhë situatën në veri të Kosovës me dhunë. Përkundër kundërshtimit të serbëve, të cilët përbëjnë 97% të popullsisë, ata duan të vendosin kontrollin në këtë pjesë të krahinës sonë jugore me dhunë”, tha Dreçun
Ai shtoi se sipas tij, ndërtimi i bazave për njësitë special në veri, dëshmon se Prishtina dëshiron të ketë kontroll të plotë policor e ushtarak atje.
‘’Por dhe të kenë kontroll të plotë policor dhe ushtarak. Një pjesë e kësaj është bërë me ndërtimin e bazave për njësitë speciale, duke shpronësuar tokë shtesë serbe. Për ta përfunduar atë proces, ata kanë nevojë për incidente dhe dhunë”, shtoi Dreçun.
Dejan Miletiq, nga Qendra për Studime të Globalizimit, thotë se sipas tij KFOR-i është dëshmuar se është i paaftë, apo institucion që nuk është i gatshëm të mbrojë popullin serb.