Lajme
Drecun: KFOR-i të mos lejojë depërtimin e njësive speciale nga Prishtina në veri
Demokracia
15:54 | 16 Prill 2022

Share:

Milovan Drecun, i cili është Kryetar i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka dhënë një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë.

Drecun ka folur në lidhje me sulmet ndaj Policisë Kufitare të Kosovës në Zubin Putok, duke thënë se Prishtina, sipas tij, duhet të veprojë me shumë kujdes, teksa ka kërkuar nga NATO që të “mos lejojë depërtimin e njësive speciale nga Prishtina në veri të Mitrovicës”.

“Prishtina duhet të veprojë me shumë kujdes, KFOR-i duhet të marrë pjesën e vet të përgjegjësisë, që të mos lejojë depërtimin e njësive speciale nga Prishtina në veri të Kosovës. Të gjitha këto Prishtina po i bën me qëllim. Nga njëra anë kanë një fushatë të fortë propagandistike që i lidh ngjarjet në Ukrainë me disa synime imagjinare të Serbisë ndaj Kosovës, edhe pse shumë qartë kemi vendosur që problemin e Kosovës ta zgjidhim në mënyrë paqësore dhe politike”, është shprehur Drecun.

Të ngjashme