Sport
Dramë në skuadrën e Bundesligës: Drejtori jep dorëheqje pasi mori kërcënime me jetë
Demokracia
17:56 | 08 Prill 2021

Share:

Drejtori i marketingut i klubit të Schalkes në Gjermani, Alekxander Jobst, ka dhënë dorëheqjen pas pretendimeve se është kërcënuar me jetë nga persona anonim pas periudhën së errët që po kalon skuadra, ku rrezikon rënien nga kategoria.

Lajmin e bëri të ditur vet faqja e Schalkes e cila shprehu keqardhjen për një largim të tillë, pasi roli i Jobst ishte shumë i rëndësishëm në klubin gjerman.

Jobst punonte që prej vitit 2011 në bordin e Schalkes, teksa u shpreh shumë i lënduar në fjalët e tij të lamtumirës.

“Po largohem me një zemër shumë, shumë të rëndë dhe më është dashur shumë kohë për të ardhur në këtë vendim. Ishte një nder i vërtetë që isha në gjendje të punoja për këtë klub. Unë do të vazhdoj të jap gjithçka për këtë klub të mrekullueshëm deri më 30 qershor sepse u kam borxh punonjësve, anëtarëve, tifozëve dhe partnerëve tanë’’, e mbylli fjalën e tij gjermani Jobst. /Demokracia.com

Të ngjashme