Sport
Dramë në shtesa, Milan fiton në fund, shënohen tre gola për pesë minuta
Demokracia
22:49 | 01 Tetor 2022

Share:

AC Milan ka triumfuar 1:3 në udhëtim ndaj Empolit në kuadër të javës së tetë në Serie A.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, me Milanin që pati administrimin e ndeshjes.

Ishte minuta e 79-të kur Leao me super depërtim asiston bukur për Rebic, i cili nuk e pati problem për ta dërguar topin në rrjetë.

Më pas, shtesat prodhuan dramë në vete.

Fillimisht Nedim Bajrami barazoi nga gjuajtja e lirë me një gol të bukur.

Ballo-Toure në minutën 90+4 riktheu epërsinë e mysafirëve.

Krejt në sekondat e fundit, Leao shënoi për 1:3.

Me këtë fitore, Milan shkon në kuotën e 17 pikëve në vendin e tretë, tri më pak se Napoli që i prin.

 

Të ngjashme