Përballja Trepça ’89 – Prishtina ashtu siç ishte paralajmëruar ka sjellë një ndeshje emocionuese, shkruan Demokracia.com.
Pikët për të dyja skuadrat ishin të nevojshme për Trepçën ’89 që lufton për mbijetesë dhe Prishtinën që luan për vendin e parë dhe kjo ishte arsyeja që lufta në fushë do të jetë e ashpër.
Sido që të jetë, pas 90 minutave të zjarrtë fitues në fund ka dal Prishtina me një gol në minutat shtesë saktësisht në minutën 90+6 me Leonit Abazin për fitoren 2:1.
Prishtina tash me këtë fitore është vetëm një pikë larg vendit të parë që e mban Ballkani me 45 pikë.
Të kujtojmë se për Trepçën ’89 shënoi Arbnor Muja, ndërsa për Prishtinën kanë realizuar Lumbar Dellova e Leonit Abazi.
Prishtina tash ka 44 pikë ndërsa Trepça ’89 28 sosh. /Demokracia.com