Sport
Dramë në Mestalla: Valencia arkëton një pikë falë rikthimit të “çmendur” në shtesë ndaj Atletico Madridit
Demokracia
18:39 | 07 Nëntor 2021

Share:

Atletico Madridit ka dalë me vetëm një pikë nga stadiumi “Mestalla”, duke barazuar 3-3 me Valencian.

Në fakt, kampionët në fuqi të Spanjës kishin fitoren në duar, ngase ishin duke fituar 1-3 deri në minutën e 90-të.

Ishte sulmuesi uruguaian Luis Suarez që zhbllokoi rezultatin me një gol nga afërsia pas një asistimi nga Angel Correa (35′), rezultat edhe me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në 45-minutëshin e dytë, Valencia e nisi më mirë duke barazuar rezultatin pas një autogoli të Savic (50′).

Por, shpresat për përmbysje të Valencias zgjaten vetëm tetë minuta, pasi Antoine Griezmann me një eurogol nga distanca riktheu epërsinë e mysafirëve (58′).

Ndërsa, pas vetëm katër minutave Vraseljko dyfishoi epërsinë(62′).

Kur u mendua që gjithçka mbaroi Valencia gjeti edhe dy herë golin në kohën shtesë, ishte Hugo Duro që shënoi dy herë (90+2, 90+7), për epilogun përfundimtar të ndeshjes.

Me këtë barazim, Atletico Madrid renditet në pozitën e katërt me 23 pikë, derisa Valencia renditët në pozitën e 10-të me 17 sosh. /Demokracia.com

Të ngjashme