Futbollisti meksikan, Javier Hernandez, i njohur si “Chicharito” në MLS nuk arriti t’i sjellë fitoren e skuadrës së tij nga pika e bardhë në momentet e fundit të ndeshjes.
Në fund, ndeshja mes LA Galaxy dhe Sporting Kansas Cityt u mbyll baras 2:2, shkruan Demokracia.com.
Ish-anëtari i Man Unitedit shënoi fillimisht në minutën e katërt për 1:0, teksa mysafirët e kthyen rezultatin. Drama ndodhi në çastet e fundit.
Në momentet e fundit të ndeshjes, futbollisti meksikan pati një shans të madh për ta shënuar golin e fitores. Ai mori topin për ta ekzekutuar penalltinë me “panenka”, por nuk ia doli. /Demokracia.com
Chicharito had a chance to complete his hat trick and give the Galaxy a late lead.
Then he tried this 🙃
(via @MLS)pic.twitter.com/7kLG54PpdE
— B/R Football (@brfootball) September 5, 2022