Sport
Dramë e madhe në palestrën “Minatori”, KB Trepça mposht Ponte Prizrenin pas dy vazhdimeve
Demokracia
21:37 | 27 Shkurt 2021

Share:

Trepça ka shënuar një fitore dramatike ndaj Ponte Prizrenit në kuadër të javës së 21-të në Superligën e Kosovës, sfidë kjo ë u zhvillua në palestër “Minatori” në Mitrovicë, shkruan Demokracia.com.

E veçanta e kësaj ndeshje ishte sepse u vendos në vazhdimin e dytë, pasi loja e rregullt dhe vazhdimi i parë përfunduan me rezultatin e barabartë.

Në fund, mitrovicasit në palestrën “Minatori” triumfuan me rezultatin 116-114.

Pas kësaj fitore, Trepça ka 29 pikë dhe renditet e gjashta, kurse Ponte Prizreni është lider me 33 pikë, por me një ndeshje më shumë se Ylli që renditet i dyti me 32 pikë. /Demokracia.com

Të ngjashme