COVID-19KosovaSot:42Të gjitha:108,073|Bota 195,565,304
Prishtina 37 °C
Sport
Drama e Eriksenit, Armando Duka me mesazh homologut danez: Christian, të presim në fushë sa më parë
Demokracia
15:01 | 13 Qershor 2021

Share:

Share:

Share

Tweet

​Musliu: Në seancë u hap edhe fushata për zgjed... Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka kundërshtuar debatin që po bëhe...

E gjitha bota e futbollit u shokua mbrëmë kur Christian Eriksen u rrëzua në fushë dhe u desh ndërhyrja e mjekëve që të shmangej tragjedia gjatë ndeshjes së Europianit mes Danimarkës dhe Finlandës, që po luhej në Kopenhagen. Për fat të mirë, futbollisti danez ndodhet në spital dhe tashmë gjendja e tij duket e stabilizuar.

Pas kësaj ngjarjeje, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i ka dërguar homologut të tij danez, Jesper Møller një letër ku i shpreh solidaritetin dhe urimin që futbollisti danez të kthehet sa më parë në jetën normale, njofton FSHF-ja, përcjell Demokracia.com.

Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar thekson se të gjithë mendimet tona janë me Eriksen me shpresën që ai të kthehet sa më parë në fushën e lojës.

“Me tronditje të thellë e përjetova atë moment kritik kur Christian Eriksen bëri që e gjithë bota të mbante frymën nga ankthi dhe në të njëjtën kohë duke na bërë të gjithë bashkë në lutjet tona për ta kthyer gjendjen e tij në normalitet.

Ndihem i emocionuar për forcën e pabesueshme që ai shfaqi për të luftuar për jetën e tij, për t’i rikthyer paqen e brendshme familjes së tij dhe të gjithë tifozëve të përlotur në stadium dhe padyshim për gjithë komunitetin e futbollit. Sot ne qëndrojmë të gjithë të bashkuar dhe të solidarizuar me lojtarin, besimplotë se ditët e bukura janë padyshim përpara.

Përsëri, personalisht dhe në emër të çdo futbolldashësi shqiptar, dua të shpreh inkurajimin tim dhe urimin më të sinqertë që Eriksen të kthehet sa më shpejt të jetë e mundur në normalitet për të gëzuar jetën dhe familjen e tij. Eriksen, mendimet tona janë me ty dhe të presim në fushën e blertë sa më parë!”, – thekson Presidenti Duka në letrën dërguar presidentit të Federatës Daneze të Futbollit, Jesper Møller.

Të gjitha
Auto&Tech • 28 Korrik 2021