Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, asnjëherë nuk ka dhënë shumë detaje rreth shkollimit të saj.
Në biografinë e saj zyrtare thuhet se ajo ka studiuar muzikë në konservatoret e Tiranës dhe Hamburgut, si dhe drejtësi në Universitetin e Hamburgut, por nuk ka më shumë të dhëna.
Së fundmi në Forumin Ndërkombëtar për Gruan, Paqen dhe Sigurinë të organizuar nga presidentja Vjosa Osmani, asaj i janë referuar si Dr.Donika Gërvalla-Schwarz.
Nuk dihet kur dhe ku Ministrja Gërvalla ka kryer studimet e doktoratës. /Demokracia.com/