Lajme
DPS propozon Gjukanoviqin kandidat për president
Demokracia
18:22 | 24 Shkurt 2023

Share:

Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e presidentit aktual të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, e ka propozuar atë si kandidat të partisë për president në zgjedhjet e ardhshme.

Këtë njoftim partia e Gjukanoviqit e bëri përmes llogarisë në Twitter.

Vendimi u mor gjatë mbledhjeve që kjo parti ka mbajtur më 24 shkurt.

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi janë caktuar për 19 mars dhe kandidatët duhet të dorëzojnë aplikimet për të marrë pjesë në zgjedhje deri më 26 shkurt pranë Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Deri më tani, kandidatët e konfirmuar për zgjedhjet presidenciale janë lideri i Frontit Demokratik pro-rus, Andrija Mandiq, dhe zëvendëskryetarja e Partisë Socialdemokrate, Draginja Vuksanoviq Stankoviq.

Të ngjashme