Lajme
“Doza e tretë e vaksinës kundër COVID-19 do të jetë në dispozicion vitin e ardhshëm”
Demokracia
16:47 | 08 Shtator 2021

Share:

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media gjatë një vizite ne Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike ka thënë se ka javë që kanë nisur negociatat për sigurimin e dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit.

Vitia po ashtu ka folur edhe për mundësin e shtyrjes së zgjedhjeve lokale.

“Grupi i negocimit me kompanitë prodhuese tani ka disa ditë në mos javë që është përditësuar dhe formuar duke shtuar edhe disa profesionistë të tjerë. Do të ketë nevojë sipas të gjitha gjasave edhe për dozën e tretë dhe ne kemi filluar negocimin për sigurimin e dozës së tretë që do të jetë në dispozicion vitin e ardhshëm. Është vendim që merret në bazë të rekomandimeve dhe situatës epidemiologjike. Kur të merret vendimi do të njoftohen qytetarët”, ka thënë Vitia. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme