Lajme
Dostat e Alban Hysenit dalin të parët nga fundi i listës – konkursi i dyshimtë në QKMF të Gjilanit
Demokracia
17:34 | 28 Shkurt 2024

Share:

Konkursi për stomatolog të përgjithshëm, teknik të dhëmbëve dhe asistent të stomatologjisë është hapur për herë të tretë në Komunën e Gjilanit. Ky konkurs që ishte shënuar me parregullsi u anulua dy herë, ndërsa tashmë në herën e tretë, listën po e kryesojnë persona të afërt me partinë që ka pushtetin në këtë Komunë, Lëvizjen Vetëvendosje.

Persona të afërt me kryetarin e Gjilanit i kanë paraprirë listave për punësime në lëmin e stomatologjisë.

Në bazë të rezultateve me shkrim të publikuar nga Drejtoria e Shëndetësisë në Gjilan të datës 22.01.2024, i pari me 90 pikë në pozitën “Mjek të Stomatologjisë” del të jetë Donik Behluli.

Edhe pse i njëjti në konkursin e datës 08.12.2024 kishte dal i 18-ti në listë, në rezultatet e testit me shkrim. Dhjetë ditë pas kësaj, konkursi ishte anuluar.

Por, Donik Behluli, në rezultatet e publikuara së fundmi ia doli që nga i fundi në listë të del i pari. Siç merr vesh Insajderi ai është aktivist i VV-së.

Madje në postimet e tij në “Facebook” ai kishte dal haptas në duke lobuar që të votohej kjo parti në zgjedhjet e 2021.This image has an empty alt attribute; its file name is beh.png

Konkursi për teknik të dhëmbëve në QKMF-“Dr Rexhepi” në Gjilan që u anulua dy herë në herën e fundit i pari me pikë ka dalë Elion Gagica, i cili është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Gagica ka grumbulluar 92 pikë. Ai përveç që është mik me kryetarin është edhe anëtari i VV-së.

Kryetari i Gjilanit ka konfirmuar se Gagicën e ka mik, ka thënë se konkursi është anuluar dy herë për shkak të parregullsive.

“Konkurset janë anuluar për shkak të parregullsive. Konkursi nuk ka përfunduar ende. Ka pasur raste kur prej të tjerëve që kanë qenë pjesë e konkursit, është tregu se komisionet e mëhershme e kanë nxjerrur testin jashtë. Përderisa unë jam kryetar komune, testet nuk dalin jashtë. Dy herë është anuluar për parregullsi. Elion Gagica është mik i imi, është anëtar i Vetëvendosjes. Nëse i shihni rezultatet e tij, ai gjithmonë është i pari ose i dyti”, ka thënë Hyseni.

Imrane Neziri në konkursin e 29.11.2023 ishte radhitur e 11-ta në listë nga rezultatet me shkrim.

Ndërsa në rezultatet e publikuara këtë muaj nga Drejtoria e Shëndetësisë në Gjilan, ajo ka dal e para me 92 pikë.

 

Imrane Neziri siç merr vesh Insajderi është gruaja e shokut të kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni.

Miqësinë mes tyre e vërtetojnë edhe këto foto:

Komuna e Gjilanit mohon ndikimin e mundshëm politik

Lidhur me parregullsitë që u shënuan në konkurse Gazeta Insajderi ka pyetur edhe Komunën e Gjilanit. Të njëjtit mohuan se ka pas ndikim në këto konkurse.

Doruntina Hasani, drejtoresha e Shëndetësisë në këtë komunë tha se rekrutimi është në procedurë të sipër.

Jam e informuar që konkursi i fundit është anuluar për shkak të çështjeve teknike dhe ankesave të disa kandidateve lidhur me mbarëvajtjen e procesit gjatë testit me shkrim. Për të tjetrat, nuk kam informacione pasi qe këtë pozitë e ushtroj nga fundi i muajit Dhjetor 2023. Ende nuk është pranuar askush në punë, sepse rekrutimi është në procedim e sipër – prandaj këto pretendime nuk qëndrojnë aspak. Pas ofrimit të mundësisë se kandidateve për të pasur qasje në testin me shkrim, sot është publikuar njoftimi për rezultatet përfundimtare të testit. Pas kësaj, do të mbahet intervista dhe kandidateve iu mundësohet paraqitja e ankesave të tyre pranë komisionit të ankesave, ashtu siç e përcakton legjislacioni në fuqi“, tha ajo për Insajderin./Insajderi.org/

 

 

Të ngjashme