Lajme
Dosja e çështjes kundër Gucatit e Haradinajt do të kalojë te trupi gjykues më 30 qershor
Demokracia
20:03 | 09 Mars 2021

Share:

Gjykatës i Procedurës Paraprake, Nicollas Guillou, ka vendosur që 30 qershori të jetë si datë paraprake për kalimin e dosjes së çështjes ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt te trupi gjykues.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi nga Dhomat e Specializuara.

“Më 8 mars 2021, Gjykatësi i Procedurës Paraprake, Guillou, caktoi 30 qershorin 2021 si datë paraprake për kalimin e dosjes së çështjes Gucati dhe Haradinaj tek trupi gjykues. Pjesa tjetër e kalendarit të konsoliduar deri në përfundimin e procedurës paraprake në këtë çështje”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Kujtojmë se Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj po akuzohen se penguan punën dhe hetimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuara.

KËTU mund ta gjeni njoftimin e plotë. /Demokracia.com/

Të ngjashme