Sport
Dortmundi ‘vishet’ kuqezi, shqiptarët e “djegin” atmosferën në Gjermani (VIDEO)
Demokracia
17:16 | 15 Qershor 2024

Share:

Mijëra shqiptarë ndodhen sot në Dortmund në mbështetje të Kombëtares në sfidën me Italinë në Euro 2024.

Dortmundi sot është veshur kuq e zi, ngjyrat e flamurit kombëtar, ndërsa ia kanë marrë valles me veshje popullore në rrugët e qyteti gjerman.

Kjo është përballja e parë e Shqipërisë në Euro 2024, ku prej orës 21:00 Shqipëria e Sylvinhos do të nisë rrugëtimin në Kampionatin Europian, kompeticioin më madhor futbollistik në kontinent, aty ku kuqezinjtë përfaqësohen për herë të dytë në histori.

VIDEO:

𝐍𝐮𝐤 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐚 𝐚𝐩𝐨 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐚 𝐩𝐨𝐫 𝐃𝐨𝐫𝐭𝐦𝐮𝐧𝐝𝐢. 🔴⚫️

🥳Atmosferë fantastike nga tifozët shqiptarë 🇦🇱 në Gjermani para ndeshjes kundër Italisë

Posted by Demokracia on Saturday, June 15, 2024

Një rrugëtim që nuk kishte si të niste më bukur, përballë Italisë fqinje, që për më tepër shkon në Gjermani me kurorën e kampionit mbi kokë dhe me misionin për ta mbrojtur atë sërish, teksa pengesa e parë do të jetë pikërisht Shqipëria e Sylvinhos.

Festa kuqezi, e nisur që në muajin nëntor kur u sigurua kualifikimi, është zhvendosur tashmë në Gjermani, me rrugët e Dortmundit dhe jo vetëm, të mbushura me shqiptarë që kanë vërshuar nga të gjithë anët e globit, për të qenë aty, në mbështetje të kombëtares tonë.

Të ngjashme
Sport • 20 Qershor 2024
Sport • 20 Qershor 2024