Sport
Dortmundi kryen punën në Stamboll, e mund ngushtë Besiktasin
Demokracia
20:42 | 15 Shtator 2021

Share:

Borussia Dortmund ka regjistruar fitoren e parë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

“Milionerët” shënuan fitore të ngushtë 1-2 kundër kampionëve të Turqisë, Besiktasit në mes të Stambollit, shkruan Demokracia.com.

Ishin dyshja Bellingham dhe Haaland ata që i siguruan gjermanëve fitoren në kuadër të Grupit C.

Reprezentuesi anglez, Bellingham hapi serinë e golave tek pas 20 minutave lojë pas asistimit nga Meunier.

Në minutën e tretë shtesë të fraksionit të parë, Bellingham dhuroi një asistim fantastik për Haaland i cili nuk e pati fare të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë.

Krejt në fund të takimit u shfaq në skenë Monteno që ngushtoi shifrat për rezultatin përfundimtar.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 1-2, derisa Dortmund merr kryesimin e grupit. /Demokracia.com

Të ngjashme