Sport
Dortmundi “fabrikë” talentesh, sulmuesi 16-vjeçar hyn në histori të Gjermanisë
Demokracia
17:29 | 03 Shtator 2021

Share:

Sulmuesi i talentuar i Borusia së Dortmundit, Mustafa Muokoko ka hyrë në histori të futbollit gjerman dhe atij botëror.

Muokoko vetëm 16 vjeç është bërë golashënuesi më i ri i Gjermanisë së 21 vjeçarëve. Sulmuesi i talentuar ishte titullar në miqësoren e Gjermanisë U21 kundër 21-vjeçarëve të San Marinos ku panzerat fituan thellë 0-6.

Muokokos iu deshën vetëm dy minuta për të realizuar dopietë në minutat 39 dhe 41 të takimit. Borusia e Dortmundit ka një thesar në skuadër teksa verdhezinjtë vazhdojnë të rrisin talente të futbollit botëror. /Demokracia.com

 

Të ngjashme