Sport
Dortmund vazhdon me fitore, merr kreun në Bundesliga
Demokracia
17:59 | 16 Tetor 2021

Share:

Borussia Dortmund ka mundur 3:1 Mainz në javën e tetë të Bundesliga-s.

Një sukses që i ka dhuruar Borussia-s përkohësisht vendin e parë në krye të renditjes së kampionatit gjerman.

Reus ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e tretë, ndërsa Haaland ka vulosur fitoren për të skuadrën e tij me një penallti në minutën e 54-t dhe një gol në të 94-ën.

Një rikthim ëndrrash për norvegjezin, i cili nuk luante prej katër ndeshjesh me verdhezinjtë për shkak dëmtimi.

Burkardt (87′) ka shënuar për miqtë. /Demokracia.com

Të ngjashme