Borusia Dortmund ka shënuar fitoren e pestë radhazi në bundesligën gjermane.
Në stadiumin “Signal Iduna Park”, Dormundi fitoi ndaj Werder Bremen, me rezultat mininal 1-0.
Golin e fitores e ka shënuar Julian Brandt në minutën e 67-të.
Dormtund nuk di për humbje në tetë ndeshje deri më tani, ku me fitoren e sotme ka marr kreun e Bundesligës me 20 pikë.
Në anën tjetër, Werder Bremen renditet në vendin e 14-të, me vetëm 6 pikë të grumbulluara.