Sport
Dortmund rivalizon PSG-në dhe Man Utd për Xavi Simons
Demokracia
09:11 | 02 Korrik 2023

Share:

Xavi Simons do të largohet nga PSV Eindhoven vetëm pas një viti qëndrim te kjo skuadër.

Mesfushori i talentuar holandez ka pasur paraqitje fantastike këtë edicion duke zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha.

20-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 48 ndeshje zyrtare ku ka realizuar 22 gola dhe ka asistuar në 12 të tjerë, duke zhvilluar sezonin më të mirë në karrierën e tij.

Borussia Dortmund synon afrimin e holandezit për ta zëvendësuar të larguarin Jude Bellingham.

PSV është e hapur ta shes yllin e tyre, nëse vije një ofertë prej rreth 40 milionë euro.

Megjithatë vet Simons ende nuk ka marrë vendim se cilës skuadër do t’i bashkohet në afatin kalimtar të verës.

Arsenali ishte gjithashtu i interesuar, por u largua nga gara pasi nënshkruan me Kai Havertz.

PSG dhe Manchester United janë dy skuadrat tjera që duan transferimin e holandezit.

Të ngjashme