Sport
Dortmund konfirmon: Haller do t’i nënshtrohet kimioterapisë, do të mungojë për disa muaj
Demokracia
15:46 | 30 Korrik 2022

Share:

Skuadra e madhe gjermane Borussia Dormund, ka konfirmuar se Sebastian Haller do të mungojë për disa muaj.

Sebastien Haller (28) do të mungojë gjatë pasi testet e fundit zbuluan një tumor malinj testikular.

Haller kësisoj duhet t’i nënshtrohet trajtimit me kimioterapi, ka konfirmuar klubi gjerman.

“Sebastien tani do të marrë trajtimin më të mirë të mundshëm. Shanset për rikuperim janë shumë të mira. I urojmë atij dhe familjes së tij shumë forcë dhe optimizëm dhe mendimet tona janë me të në këtë kohë të vështirë”, tha drejtori sportiv i BVB, Sebastian Kehl.

“Kërkojmë nga mediat dhe fansat mirëkuptimin e tyre se nuk do të publikojmë asnjë detaj mjekësor në lidhje me trajtimin e Sebastien Haller përtej informacioneve të përmendura, as sot dhe as në muajt në vijim“, është thënë ndër të tjerash në faqen zyrtare të klubit. /Demokracia.com

Të ngjashme