ShowBiz
Dorina Mema thumbon Oltën : Pse moj e le djalin e vogël, unë as qenin s’do ta leja dot
Demokracia
21:12 | 02 Shkurt 2023

Share:

Aktorja Olta Gixhari mori surprizën më të madhe që një nënë mund të marrë brenda shtëpisë së “Big Brother”.

Ajo pa të birin 2 vjeçar, Amar prej të cilit është shkëputur prej më shumë se një muaji.

Olta u mbush në lot teksa shihte pamje të të birit dhe padyshim u emocionua i gjithë publiku. Por trajnierja e fitnesit, Dorina Mema ka sugjeruar se Olta duhet të lerë lojën për djalin pasi ai është shumë i vogël. Dorina Mema ka zbuluar githashtu se ka refuzuar te jetë pjesë e BB VIP, vetëm se nukmund të linte qenin vetëm.

“Shumëëë i vogël! Duhet të dalësh e të shkosh te ai. Është shumë i vogël. Unë as qenin se lë dot kaq ditë vetëm. Nga Booja (qeni) nuk u futa n Big.S’ka fare rëndësi Big Brother përpara fëmiut. Po të isha unë do kisha vrapuar nga ajo derë. Nuk po gjykoj Oltën, mos ë keqkuptoni, po gjykoj situatën/ Është shumëëëë i vogëlllllllll. Olta çfar guximi. Unë jetoj vetëm për Irsin. Është 21-vjeç, sa një krriç de se braktis dot.

Miqësisht them . Koha me fëmijët që rriten shpejt nuk ka asnjë çmim. Do jepja jetën ta jetoja edhe njëherë moshën e Irisit bebe, por më kanë ngelur vetëm fotot. Ndoshta e kam të theksuar prindin HERO. Ndoshta është gabim se humbe. Por unë do e kisha lënë lojën.”

Të ngjashme