ShowBiz
“Dori u bë tym”, Olta Gixhari tregon për çfarë u nervozua bashkëshorti
Demokracia
15:56 | 22 Shtator 2023

Share:

Aktorja Olta Gixhari ka rrëfyer “problemin” që ka me bashkëshortin e saj, Dorin.

Ish-banorja e “Big Brother Vip” zbuloi se ai nuk do të jetë i pranishëm në premierën e “Në kuadër të dashurisë”, pasi nuk dëshiron të jetë personazh publik.

Madje, Olta Gixhari u shpreh se partneri i saj “u bë tym” kur u publikuan fotot e tyre në një aeroport në Itali.

“Nuk besoj se do të jetë në premierë sepse nuk do që të jetë figurë publike, po përpiqemi shumë për këtë, por vetëm kur e shohim veten çift nëpër aeroporte. Unë qesh por Dori u bë tym”, shkroi ajo.

Të ngjashme