Lajme
“Dorëzohu, s’është vonë”| Mirena-Haxhiut: Reformat në drejtësi nisi prej rastit personal
Demokracia
18:12 | 10 Shkurt 2023

Share:

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë seancës së sot gjyqësore ku ajo bashkë me disa deputetë tjerë akuzohen se më 19 shkurt 2016 ka hedhur gaz lotsjellës në Kuvend, Haxhiu i ka kërkuar prokurorit të rasti të tërhiqet nga aktakuza.

Përmes një postimi në Facebook, analisti Ilir Mirena ka ironizuar duke thënë se reformat nisin prej rastit personal, dhe si për sefte nga pozita e ministres së drejtësisë, e kërcënon prokurorin që po akuzon.

‘“Dorëzohu, s’është vone” i paska thënë prokurorit e pandehura Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë. Bash po m‘pëlqen qëndrimi stoik i ministres. Qysh po mendoni ju me i nis reformat në drejtësi, prej rasteve të të tjerëve? Jo jo, reforma nis prej rastit personal. E, për sefte, nga pozita e ministres se drejtësisë, e kërcënon prokurorin që po të akuzon… Ani, 51 përqindësh u lodhte, çka ka a çka s’ka a?…”, ka shkruar Mirena.

 

Të ngjashme