Lajme
Dorëzohet Qeveria| Nagavci propozon pagesë avans për mësimdhënësit që i zëvendësojnë orët e humbura
Demokracia
16:26 | 04 Tetor 2022

Share:

Ministrja e Arsimit,  Arbërie Nagavci, ka treguar se tashmë ajo i ka kërkuar ministrin Hekuran Murati t’i lëshojë pagat në avans për mësimdhënësit.

Në një postim, e ku tregonte për kalendarin e ri shkollor, Nagavci e ka arsyetuar një kërkesë të tillë, duke thënë se shumë mësimdhënës janë vënë në lajthitje.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është e përkushtuar për zbatimin e Ligjit për Grevën, i cili përveç tjerash parasheh edhe pezullimin e të gjitha të drejtave dhe detyrimeve nga kontrata e punës, përfshi edhe të drejtën e pagës për ditët e grevës. Megjithatë, duke qenë të bindur se punëtorët e arsimit do të respektojnë vendimin e ri për kalendarin e Vitit Shkollor dhe do të kryejnë punën, dhe duke marrë parasysh faktin se shumë prej tyre janë vënë në lajthitje ose kanë pasur paqartësi rreth dispozitave ligjore, i kemi propozuar Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve që të shqyrtojnë mundësinë e pagesës në avans, ashtu që familjet e mësimdhënësve, të mos mbesin pa paga deri në fund të muajit, kur edhe dalin pagat për muajin tetor”, shkroi ajo në Facebook.

LEXO EDHE: 

Nagavci nxjerrë vendim për zëvendësimin e orëve të humbura, gjysmëvjetori i parë përfundon në janar

Të ngjashme