Lajme
Dorëzohet në polici i dyshuari i dytë për vrasjen e të miturit në Drenas
Demokracia
15:40 | 06 Prill 2021

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se është dorëzuar edhe personi i dytë i dyshuar për vrasjen e të miturit mbrëmjen e së hënës në Gradicë të Drenasit.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Po është dorëzuar edhe i dyshuari i dytë A. B, (mashkull) 19 vjeç, i cili ishte në kërkim për rastin e vrasjes së ndodhur mbrëmë në fshatin Gradicë të Drenasit”, tha Ahmeti.

Ahmeti më tej ka treguar se ndaj të dyshuarit në koordinim me prokurorinë po kryhen të gjitha veprimet e nevojshme policore./Demokracia.com/

Të ngjashme