Sport
Dorëzohen spanjollët, flamuri i Kosovës valon në stadiumin e Sevillas
Demokracia
13:48 | 30 Mars 2021

Share:

U hapën shumë dilema nëse Spanja do të lejojë apo jo Flamurin e Kosovës në stadiumin “La Cartuja” në Sevilla gjatë ndeshjes Spanjë – Kosovë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Megjithatë, tashmë gjitha dilemat janë hequr dhe flamuri i Kosovës është vendosur në stadium përkrah atij spanjoll dhe atij të UEFA-s e FIFA-s siç bëhet në çdo ndeshje tjetër zyrtare.

Ballafaqimi mes spanjollëve dhe kosovarëve ka shkaktuara polemika të shumta.

Ministria e Punëve të Jashtme e Spanjës i kishte kërkuar federatës spanjolle që ndeshjen ndaj Kosovës ta zhvilloj pa flamur dhe himnin e ‘Dardanëve’, por FIFA dhe FFK-ja nuk e lejoi një gjë të tillë.

Më poshtë keni fotografin e siguruar nga “indeksonline” ku shihet flamuri i Kosovës i vendosur pran atij spanjoll në stadiumin ‘La Cartuja’ në Sevilla. /Demokracia.com

Të ngjashme