Lajme
Dorëhiqet nga detyra drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo
Demokracia
15:17 | 23 Dhjetor 2022

Share:

Shkarkohet nga detyra drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo. Drejtori i SHISH, Helidon Bendo u shkarkua nga detyra me kërkesë të kryeministrit Rama, kërkesë e cila u dekretua sot nga Presidenti Bajram Begaj.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, thotë se ai do të jetë në vijim këshilltar i kryeministrit për reformën e institucioneve të sigurisë ndaj edhe ka dhënë dorëheqjen nga SHISH.

“Me Helidon Bendon, Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit, i cili për arsye të vazhdimit të studimeve pasuniversitare në Kolegjin e Studimeve Ndërkombëtare e të Sigurisë, pranë Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara, ka dorëzuar dorëheqjen. Ai do të angazhohet në vijim si këshilltar i kryeministrit për reformën e institucioneve të sigurisë”, shkruan Rama.


 

Të ngjashme