Nuk kursehet aspak në kritikat drejtuar bashkë-partiakut të tij. Deputeti Eman Rrahmani shfaqi hapur të premten pakënaqësinë me kolegun e tij në Lëvizjen Vetëvendosje, Ardian Gola.
Gjithçka kulmoi kur Gola, si kryetar i komisionit për Arsim, s’i dha fjalën gjatë mbledhjes.
Në një tjetër komision u shfaq edhe skepticizmi i deputetit nga radhët partisë në pushtet, Jahja Koka, për profesionalizmin e zëvendës-ministres së Arsimit që vjen nga LVV, Edona Maloku-Bërdyna.
Edhe më i ashpër në fjalor karshi qeveritarëve u tregua ligjvënësi Fatmir Humolli.
Përveç votës kundër në disa raste, i dha një epitet interesant ministrit të Financave kur ky i fundit ofendoi veteranët.
Por ajo që mori vëmendjen e të gjithëve, ishte përplasja mes numrit 1 dhe 2 në Lëvizje.
Se nuk ishin në të njëjtin mendim me Glauk Konjufcen, më së miri e shpërfaq fytyra e Albin Kurtit.
Mos-pajtimet me kryetarin indirekt i shfaqi edhe ish-numri dy në Qeverinë Kurti 1.
Rastësisht apo jo, në ditën kur shefi i qeverisë shpalosi programin për mandatin e ri si kryetar i Vetëvendosjes, deputeti Haki Abazi rikujtoi protestën e dikurshme me moton
Përplasjet s’munguan as në nivel lokal, ku shumë kandidatë për kryetar degësh nga LVV ofruan dorëheqjet e tyre pas zhgënjimit nga siç thanë ata, garës jo të drejtë.
Krejt këto zhvillime brenda Lëvizjes Vetëvendosje bënë që ky subjekt politik të bie nën 40%, sipas sondazheve të publikuara së fundmi.
Kjo bëri që deputetet e partisë në pushtet të shfaqin nervozizmin e tyre në forma prej më të ndryshmëve.