Lajme
Dorëheqja si akt moral i Fatmir Rexhepit dhe fshehja e Xhelal Sveçlës pas largimit të Drejtorit të Policisë
Demokracia
20:50 | 30 Gusht 2022

Share:

Fatmir Rexhepi si ministër i Brendshëm, pa asnjë kompetencë në kohën kur ishin vrarë dy aktivistë të LVV-së, kishte dhënë dorëheqje. Ndërsa, “kapetan” Xhelal Sveçla e sakrifikoi Drejtorin e Policisë.

Pas dorëheqjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, lidhur me rastin e përdhunimit të një 11 vjeçareje në Prishtinë nga pesë të dyshuar, janë shtuar zërat që kërkojnë edhe dorëheqjen e Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës, Xhelal Sveçla.

Por, Sveçla nuk ka dhënë ndonjë shenjë se do të japë përgjegjësi, pasi që Policia e Kosovës ka dështuar ta mbrojë të miturën 11 vjeçare. Policia e Kosovës, sipas ka mësuar Demokracia.com, ishin duke hetuar edhe raste të tjera të trafikimit, ku pjesë e një rasti ishte edhe vetë e mitura që u dhunua nga pesë persona, shkruan Demokracia.com.

EKSKLUZIVE| Dyshimet se 11-vjeçarja ishte trafikuar edhe më herët e “çuan” në shtëpi Samedin Mehmetin, priten ndryshime të tjera në Polici

E dikur përkundër që nuk ishte fare përgjegjës për vrasjen e dy aktivistëve të Vetëvendosjes më 10 shkurt të vitit 2007, dorëheqjen si akt moral e kishte dhënë ministri i atëhershëm i Punëve të Brendshme, Fatmir Rexhepi.

Dy aktivistët e Vetëvendosjes, Mon Balaj dhe Arben Xheladini, u vranë në protestën e 10 shkurtit 2007, në të cilën u përfshin policë rumunë në kuadër të forcave policore të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Rexhepi kishte ofruar dorëheqjen nga ky post, duke e ndjerë përgjegjësinë morale ndaj viktimave dhe familjeve të atyre që humbën jetën gjatë protestave të 10 shkurtit, pas përleshjeve ndërmjet protestuesve dhe policisë.

Ministri Fatmir Rexhepi kishte thënë pas dorëheqjes se atë ia ofronte presidentit, Kuvendit dhe kryeministrit, pas gjendjes së krijuar dhe e ofronte dorëheqjen si një akt moral ndaj qytetarëve të Kosovës dhe familjeve Bala e Xheladini, të cilat humbën bijtë e tyre, si pasojë e plagëve të marra gjatë këtyre protestave.

“Për shkak të situatës së krijuar dhe ngjarjes tragjike që ndodhi, personalisht e ndjej se është akt moral ndaj qytetarëve të Kosovës, familjeve Balaj e Xheladini, ndaj prindërve e familjes sime, projektit të përbashkët për ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe stabilitetit në vend, që të ofroj dorëheqjen time nga detyra e Ministrit të Punëve të Brendshme”, kishte thënë Rexhepi, përcjell Demokracia.com.
Rexhepi në atë kohë tha se akti i dorëheqjes duhet të shërbente si një shembull i demokracisë dhe akt moral për të gjithë ata që ndjejnë përgjegjësi lidhur me ngjarjet e dhimbshme të 10 shkurtit. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 23 Prill 2025