Lajme
Dorëheqja e tre policëve të rinj serbë, reagon shefi i EULEX-it
Demokracia
15:10 | 17 Gusht 2023

Share:

Shefi i EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, ka thënë se është duke i parë me shqetësim dorëheqjet e fundit të tre serbëve të Kosovës të saporekrutuar si pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka theksuar se EULEX-i po i ndjek nga afër këto zhvillime shqetësuese.

“Përbërja e policisë duhet të pasqyrojë dhe përfaqësojë shoqërinë të cilës i shërben dhe mbron”, ka thënë Barbano.

“Anëtarët joshumicë të PK-së mund të kontribuojnë në sigurinë e komuniteteve të tyre përmes policimit të orientuar nga komuniteti. Misioni është i përkushtuar të mbështesë përpjekjet e PK-së që synojnë zhvillimin e policisë efektive, efikase, përfaqësuese dhe të përgjegjshme në fushëveprim”, ka përfunduar ai.

Të ngjashme